- Reklama -

Lehtësohen masat anti-Covid në Shqipëri, hiqet ora policore

Komiteti Teknik i Ekspertëve të shëndetësisë në Shqipëri vendosi sot të heqë orën policore, që ndalonte qarkullimin e qytetarëve pas orës 23:00, duke lehtësuar masat kundër coronavirusit në vend.

Sipas një njoftimi të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale, komiteti teknik vendosi lehtësimin e masave për shkak se situata epidemiologjike paraqitet më e qetë.

- Reklama -

Megjithatë, mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit dhe testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në Shqipëri, me përjashtim të fëmijëve deri në 6 vjeç.

Gjithashtu, vijon të mbetet në fuqi mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe kufizimi deri në 30% të kapacitetit për grumbullimet në hapësirat e mëdha, si stadiume apo kinema.

Shefja e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, Najada Çomo tha se shtrimet në spital nga 175 që ishin një muaj më parë, sot janë në nivelin e 50 personave.

“Gati 70% janë forma të rënda, 10% janë forma kritike. Të shtruarit janë të pavaksinuar. Kemi vdekje çdo ditë. Nëse do të ishin vaksinuar pa diskutim që numri i humbjeve të jetës do të ishte shumë më i ulët”, shtoi Çomo.

Sa i përket situatës epidemiologjike te fëmijët, shefja e departamentit infektiv në Spitalin Pediatrik, Gjerogjina Kuli tha se në javën e fundit ka një ulje të ritmit të shtrimeve.

“Kemi vetëm 7 fëmijë në spital. Këmbëngulim te vaksinimi te moshat mbi 12 vjeç, sepse janë vënë re ndërlikime për shëndetin dhe jetën nga infektimi me Covid-19”, tha ajo. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort