Home LAJME LDK viziton familjen Abazaj në Poslisht, i nderon me mirënjohje për kontributin e dhënë për vendin

LDK viziton familjen Abazaj në Poslisht, i nderon me mirënjohje për kontributin e dhënë për vendin

0
LDK viziton familjen Abazaj në Poslisht, i nderon me mirënjohje për kontributin e dhënë për vendin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Prizren, Driton Selmanaj me bashkëpuntorët e tij vizituan familjen Abazaj në fshatin Poslisht, për t’i nderuar ata për gjithë kontributin e dhënë para, gjatë dhe pas luftës.

Ai ka thënë se njerëz dhe familjet e tilla meritojnë gjithmonë mirënjohje dhe respekt.

Gjatë takimit të tyre me familjen Abazaj, LDK nderoi me mirënjohje Sami dhe Nazmi Abazajn.

“I nderuar ta vizitoj Familjen Abazaj në fshatin Poslisht.

Familja Abazaj është njëra ndër familjet shumë të respektuara të kësaj ane, e cila ka dhënë kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare. Kontributi i tyre edhe në vepra humanitare është i jashtëzakonshëm. Nuk mund të mos e përmendim ndërtimin e shkollës, kopshtit dhe ambulancës në fshatin Bardhoc të Kukësit, në shenjë mirënjohje për hapjen e dyerve në kohën e luftës, e gjitha kjo e financuar nga Familja Abazaj.

Njerëz dhe familjet e tilla meritojnë gjithmonë mirënjohje dhe respekt!

Prandaj sot bashkë me bashkëpuntorë e nderuam me mirënjohje “Post Mortem” z. Sami Abazaj. Veprat e mëdha të tij nuk mund të harrohen asnjëherë.

Po ashtu për kontributin e veçantë në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për çështjen kombëtare, e nderuam me mirënjohje edhe z.Nazmi Abazaj.

Mirënjohja për veprimtarët themeltarë të LDK-së në Prizren, është vlerësim dhe nderim për historinë e kombit tonë.

Faleminderit për mikëpritjen Familja Abazaj!”, shkruan Selmanaj në Facebook./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here