- Reklama -

“LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, kanë rezultate të dobëta në sondazhe”

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” thotë se në këto momente Lidhjes Demokratike të Kososovës nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje.Demhasaj thekson se takimi i thirrur nga Hoti është për të gjetur një zgjedhje për postin e Presidentit e jo për të shkuar në zgjedhje.

“Mendoj që Hoti i ka thirr në takim subjektet politike me gjet një zgjidhje për çështjen e postit të presidentit dhe jo për të shkuar në zgjedhje. Sepse ne e dimë që nga rezultat që po dalin nëpër sonazhe nuk i konvenon LDK-së me shku në zgjedhje për shkak të rezultatit të dobët që e ka në sondazhe.Prandaj do të mundohen maksimalisht që t’i japin në zgjidhje çështjes së Presidentit që me e parandalu me shku vendi në zgjedhje” tha Demhasaj për Gazeta Blic.

- Reklama -

Ai potencon se në rast nuk arrihet marrëveshje për Presidentin, detyrimisht vendin shkon në zgjedhje.
“Mendimi im është që të ketë takime me tendencat e arritjes së një kopromisi në mes koalicionit aktual qeveritar dhe ndoshta edhe partive tjera opozita për me i dhanë zgjidhje çështjes së Presidentit.Ç’ka unë parashoh është që kanë me u mundu maksimalisht me i shmang zgjedhjet në mënyrë që mos me shku momentalisht në zgjedhje.Në rast se nuk zgjidhet çështja e Presidentit vendi detyrimisht do të shkojë në zgjedhje” Hoti ka paralajmëruar pak ditë më parë se do të thërrasë në takim subjektet politike për të gjetur një zgjidhje pas zhvillimeve të Speciales.

Pas konfirmimit të aktakuzave të Speciales ish-presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij ka kaluar Vjosa Osmani si UD e presidentit./Gazeta Blic/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort