Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Komisionarit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, i cili ka paralajmëruar udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për kosovarët.
LDK reagon ndaj BE-së pasi paralajmëroi udhërrëfyes të ri për vizat: S’ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga Kosova

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që nga marsi i viti 2018 dhe se nuk ka më asnjë kusht që duhet plotësuar.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që nga marsi i viti 2018 dhe meriton t’i liberalizohen vizat. Për të bindur Francën, në vitin 2020 është ngritur grupi punues i Ministrive të Brendshme respektive për të vënë në dispozicion të insiticioneve fanceze informatat e nevojshme për vendimmarrje pozitive”, ka thënë ai.
“Ky grup punues është vendosur të formohet në takimin që kemi pasur me Presidentin Macron në korrik 2020, duke ndjekur shembullin e mirë të Qeverisë Haradinaj me Gjermaninë në vitin 2019. Ky grup e ka kryer punën e vetë dhe tani duhet pritur vendimi pozitiv, sepse nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga Kosova”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

