Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka akuzuar qeverisjen lokale të udhëhequr nga Shaqir Totaj.
Përmes një komunikate për media ata thonë se pas djalit, i erdhi radha edhe nuses së djalit të kryetarit Shaqir Totaj të punësohet nga vjehrri i saj “model”.
“Pas djalit, i erdhi radha edhe nuses së djalit të kryetarit Shaqir Totaj të punësohet nga vjehrri i saj “model”.
E kemi thënë disa herë që modeli qeverisës i Shaqir Totaj dhe grupit të tij përfitues, është e keqja e madhe e Prizrenit, e kjo po dëshmohet çdo ditë.
Lajmi se Shaqir Totaj pas djalit të tij, ka rehatuar edhe rejën në punë, është lajm i papranueshëm dhe i trishtueshëm për qytetarët e Prizrenit.






