LAJME

LDK: Qeveria mashtroi qytetarët, produktet bazike u rritën për 50%

LDK: Qeveria mashtroi qytetarët, produktet bazike u rritën për 50%
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shkurt 2023, 11:13

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Qeverinë se mashtroi qytetarët duke iu premtuar përballueshmëri të kostos së jetesës për qytetarët, ndërsa thonë se produktet bazike janë rritur për 50 për qind.

LDK-ja propozon heqjen e TVSH-së në produkte bazike dhe të ulet çdo barrë tatimore dhe rritjen e pagave në përputhje me inflacionin.

” Për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.

❌Një tjetër mashtrim nga pushteti.
LDK e ka planin për të përkrahur familjet:
✅Ta heqim TVSH-në në produkte bazike
✅Të ulim çdo barrë tatimore
✅T’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika