Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Prizren, përmes një postimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook, kanë kritikuar modelin e qeverisjes së PDK – së dhe kryetarin e komunës, Shaqir Totaj.
Sipas tyre, ata po vazhdojnë degradimin urbanistik në Prizren, duke shtuar tutje se lagjja “Ortakoll” ka qenë lagje model gjatë qeverisjes së LDK-së duke e ruajtur dhe duke mos lënë asnjë ndërtesë, park dhe parking të degradohet. Ata publikojnë disa pamje nga kjo lagje dhe ftojnë qytetarët dhe organet kompetente të reagojnë kur hasin në raste të tilla.
Reagimi i plotë:
”Degradimi urbanistik i Prizrenit filloi dhe po vazhdon me qeverisjen e PDK-së dhe Shaqir Totajn.
Lagja “Ortakoll” ka qenë lagje model gjatë qeverisjes së LDK-së duke e ruajtur dhe duke mos lënë asnjë ndërtesë, park dhe parking të degradohet.
Pamjet që po i shohim janë tmerruese dhe alarmuese për të gjithë ne si qytetarë dhe parti politike.
Modeli dhe logjika e qeverisjes së PDK-së është e dëmshme për Prizrenin dhe ne do të jemi zë i ashpër përballë tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren i fton të gjithë qytetarët që të lajmërojnë të gjitha rastet ku pushteti i PDK-së i mbyllë sytë karshi degradimit.
Ftojmë organet kompetente të reagojnë sa nuk është vonë sepse Shaqir Totaj me bashkëpuntorë ka dështuar në menaxhimin e Prizrenit.” shkruan LDK – Prizren./TVPrizreni/