Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo parti ka përfunduar turneun paraelektoral, e që i njëjti i ka hapur vend fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të 2025.
I pari i LDK-së është shprehur se mbështetësit i kanë dhënë kësaj partie shpresë, jetë dhe zërin, për të cilin Abdixhiku ka thënë se i ka munguar kaherë.
Postimi i plotë:
Ju faleminderit!
Turneu paraelektoral i ndryshimit, përfundoj; për t’i hapur vend tani fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të vitit 2025. Ishte bukur, ishte zjarrtë, ishte thjeshtë madhështore – si asnjëherë më parë. LDK dhe mbështetësit tanë krijuan momentum të ri, si prelud i fitores të madhe për Republikën!Ju i dhatë jetë lëvizjes sonë për ndryshim, ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret. Mbi të gjitha, ju na dhatë zërin që na mungonte kaherë. Ringritja jonë është e destinuar; e ardhmja jonë është thjeshtë e bukur! Ajo qëndron si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes e urrejtjes që na shtyhet gjithandej.
Kemi tjetër qëlllim, kemi tjetër vizion, kemi tjetër mendësi.Nga 11 janari deri më 9 shkurt dhe pas, bëhuni pjesë e festës sonë të madhe dhe takimeve e tubimeve të mëdha që do t’i kemi gjithandej! Ju presim! Sepse ndryshimi po vjen!
BËHU NDRYSHIMI!