LAJME

LDK nuk e voton kryetarin e Kuvendit

LDK nuk e voton kryetarin e Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2025, 12:34

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë kryetarin e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, që pritet të propozohet nesër në seancën konstituive.

Kështu bëjnë të ditur për Gazeta Blic burime nga zyrtarë të lartë brenda LDK-së.

“Ne nuk do ta votojmë kryetarin e Kuvendit sepse nuk e kemi asnjë obligim”, tha burimi për Gazeta Blic.

Se kryetarin e Kuvendit nuk do ta votojnë thanë edhe nga PDK.

Kështu deklaroi sot deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, derisa u regjistrua si deputet në Kuvend.

Ndërsa, nga AAK, kanë thënë se do të marrin pjesë në seancë por që do të shohin se kush do të propozohet për kryetar e më pas do të vendosin për votim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika