Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se më 11 janar do ta hapin fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit. Hapja e fushatës së LDK-së do të bëhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nga ora 17:00.
Abdixhiku ftoi të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes që t’i përgjigjen kushtrimit për ndryshim.





