- Reklama -

LDK në Prizren reagon për gjendjen e fundit në klubin e Lirisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar lidhur me situatën e fundit e krijuar në klubin prizrenas, KF Liria.

Reagimi i plotë:

- Reklama -

LDK kundër vazhdimit të “robërimit” të KF LIRIA!

Dega e LDK- së në Prizren shpreh shqetësimin e saj për gjendjen e rëndë që po kalon klubi me përplotë histori krenarie dhe ndër më vjetrit në Kosovë KF LIRIA.

Në Prillin e vitit të kaluar përmes medieve u njoftua për privatizimin e klubit të futbollit Liria. Madje ‘kumar’ direkt i kësaj pune ka qenë vet, kryetari Shaqir Totaj, dhe drejtori i DKRS-s, Adem Morina. Shpallja e fituesit në një thirrje publike që ishte bërë nga anëtarët e Komisionit të KF Liria, ishte bëre po atë muaj, në zyrat e administratës komunale, ku roli i të apostrofuarve ka qenë i dukshëm.

Tashmë, gati një vit e gjysmë prapa, Liria është shndërruar nga OJQ në ShPK.

Shkaku i mos licencimit dhe definimit të statusit juridik të saj, qe penalizuar nga Komisioni përkatës, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, ku për pasojë s’mundi të përfitojë benefitet e parapara nga ligji për sport.

Sipas informacioneve nga MKRS-ja, shkak , doli të jetë statusi i dyfishtë: OJQ apo SHPK?

Edhe pse tërësisht në kundërshtim me interesin publik, ky status juridik është zgjidhur së fundi , me kalimin në SHPK dhe drejtimin nga Raman Kiqe, i përzgjedhur që në fillim nga kryetari Totaj e me ndihmën e pa kompromis të Morinës. Është mirë që këta, të cilët ishin të involvuar direkt në këtë “privatizim”, përfshirë dhe anëtarët e Komisionit, të japin llogari.

Liria, është klub i qytetit, pavarësisht statusit juridik. Interesi është publik, është i qytetit! Ishte e papërshkruar mbështetja dhe gëzimi i të gjithë asaj mase, për kthimin e Lirisë në Superligë. Në këtë kontekst pati mbështetje edhe nga strukturat e Komunës së Prizrenit.

Mirëpo, premtimi për ngritjen e cilësisë të pronarit z.Kiqe, dhe dërgimi i Lirisë në Europë, u zbeh shpejt. Ai, e solli klubin buzë greminës. Klubin e ka mbushur me familjarë, që s’kanë asnjë lidhje me menaxhim. Liria rrezikon seriozisht rënien nga liga!

Ai premtoi miliona investime, ndërsa e vërteta është krejt tjetër:

Janë mjetet që Liria i ka marrë e po merr nga transferimi i Vedat Muriqit, mbi 600 mijë euro, me të cilat ka punuar “pronari”, i përzgjedhur nga Komisioni, formalisht e praktikisht nga Shaqa me Ademin.

Së fundi Liria shkarkoi trajnerin, por kjo është tepër vonë për shumëçka.

Aseti i Prizrenit po pëson goditjen më të rëndë në historinë e klubit, veçmas pas përfundimit të luftës. Përkundër premtimeve nga proari i ri, nuk ka fare investime. Nuk ka rezultate me asnjë grupmoshë.

Juniorët garojnë në rang të ulët. Kadetët dhe grup moshat e shkollës së futbollit janë po ashtu keq. Kapaku i të këqijave përmbyllet me ekipin e parë, që ka mbetur në fund të tabelës.

LDK konsideron se është koha që sa më parë të veprojnë strukturat e qytetit, partitë, shoqëria civile, sportistët dhe të gjitha palët e interesuara, për ta ringritur Lirinë.

Fillimisht duhet shpëtuar nga kthetrat e këtij privatizimi që po e mbyt tërësisht. Duhet që një komision gjithëpërfshirës t’i shohë investimet gati dyvjeçare nga ky ‘pronar’, të pyes ku janë milionat e premtuara dhe pse kjo situatë e rëndë.

Nëse jemi vonuar shumë, tash është koha, t’ia kthejmë shkëlqimin Lirisë, ta kthejmë tek qytetaret. Pronari dhe kumbarët e tij, Shaqa, Ademi dhe tjerët, të japin llogari!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort