- Reklama -

LDK në Prizren: Heshtja e Kryetarit Totaj është bashkëfajësi!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Prizren, ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pas publikimit të aktakuzës ndaj shtatë zyrtarëve komunalë dhe një personi përgjegjës të një kompanie private, të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas LDK-së, kalimi i mbi 48 orëve pa asnjë qëndrim publik nga kryetari Totaj ngre dyshime serioze mbi qëndrimin e tij ndaj këtij skandali.

- Reklama -

“Mosreagimi i Totajt dëshmon se ai ose nuk e konsideron të rëndësishme transparencën ndaj publikut, ose më keq – ka pasur informacione për veprimet e kundërligjshme të zyrtarëve të tij dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim parandalues,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra për informim e LDK-së në Prizren.

LDK thekson se mungesa e një qëndrimi të qartë nga kryetari i komunës lë qytetarët në pasiguri dhe dëmton besimin në institucionet publike.

“Në mungesë të një qëndrimi të qartë, qytetarët me të drejtë pyesin: për kë punon kryetari Totaj? Për interesin publik apo për mbrojtjen e interesave të individëve brenda qeverisjes së tij?”, thuhet në fund të komunikatës për media nga LDK dega në Prizren.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort