LDK në Prizren ka kritikuar përsëri qeverinë lokale për mosrealizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore. LDK kësaj radhe ka reaguar për mosrealizimin e projektit “Transformimi i Parkut të Qytetit” dhe ndërtimin e “Nënkalimit”, të cilat sipas tyre kryetari Totaj u premtoi qytetarëve. LDK i ka quajtur mashtrime premtimet e kryetarit Totaj, duke thënë se ka devijuar për të qenë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Reagimi i plotë:
“Edhe premtimi për projektin “Transformimi i Parkut të qytetit”, doli të jetë mashtrim i madh për qytetarët e Prizrenit.
Pas mashtrimit për ndërtimin e “Nënkalimit”, Shaqir Totaj mashtroi qytetarët e Prizrenit edhe me projektin për “Transformimin e Parkut” ku premtoi parking nëntoksorë për 711 vetura dhe transforminin e tërsishëm të parkut.
Qeverisja Totaj, fjalën premtim e ka zëvendësuar me fjalën mashtrim dhe dështim!
Sot të gjithë po pyesin…
– Ku është “Nënkalimi”?!
– Ku mbeti premtimi i “Transformimi i parkut të qytetit”?!
Qytetarët e Prizrenit tashmë e kanë kuptuar, që Shaqir Totaj ka dështuar në realizimin e premtimeve “mashtrimeve” dhe ka devijuar për të qenë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve, dhe është kthyer në shërbim të një grupi të vogël që kanë interesa klanore dhe klienteliste.
Ndëgjoni me zë dhe shikojeni me pamje mashtrimin e Shaqir Totaj gjatë fushatës!”, shkruan zyra për informim e degës së LDK-së në Prizren./TVPrizreni/