LAJME

LDK mban akademi përkujtimore për Sali Çekajn në Gjermani

LDK mban akademi përkujtimore për Sali Çekajn në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2024, 18:10

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur akademi përkujtimore në Hamburg të Gjermanisë për nder të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook se në 25-vjetorin e rënies heroike, rikujtuan gjithë kontributin jetësor të një njeriu që la gjurmë në kohë.

Abdixhiku i ndau edhe dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”, heroit Sali Çekaj.

“Kjo dekoratë le të shërbejë jo vetëm si mirënjohje për gjithë kontributin e tij për çlirim, por të shërbejë si rikujtim për gjithë brezat e ardhshëm se liria e vendit tonë është arritur me shumë mund e sakrificë nga burrat dhe gratë më të devotshme të kombit”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ndërkohë, Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”./RTK/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika