Lidhja Demokratike e Kosovës po luan me dy karta për afatin e fushatës zgjedhore në mes të pandemisë ku gjendja është tragjike e shumë qytetarë po vdesin brenda ditës.
Derisa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë ftesë publike që fushata zgjedhore e paraparë të zgjatë 30 ditë të reduktohet në 10 ditë, nga ana tjetër LDK ka dërguar kërkesa për të rezervuar salla për tubime masive në fushatë.






