LAJME

LDK-ja nis garën për zgjedhjet e 9 shkurtit

LDK-ja nis garën për zgjedhjet e 9 shkurtit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2025, 17:54

Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën e ka hapur fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit para një numri të madh mbështetësish në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, nisi fjalimin hapës me një kërkimfalje, ndërsa u shpreh se sot nis kapitull i ri për Kosovën.

“Ju kërkoj falje mijëra rugovistëve që mbeten jashtë sallës, si shenjë e ringritjes sonë të madhe para zgjedhjeve. Jemi mbledhur jo vetëm si pjesëtar të një lidhje politike, por si një shtëpi e bashkuar që ndërtojnë të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar. Shënojmë fillimin e kapitullit të ri për Kosovën. Sot shënojmë ngritjen e së djathtës. Çfarë kemi nisur sot këtu, do të mbahet mend për gjenerata të tëra. LDK-ja kur ngritet në këmbë, nuk ka asgjë që e ndal”, ka thënë ai.

Gjatë fjalimit, Abdixhiku përmendi edhe themeluesin e LDK-së dhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se rruga e tij për liri, pavarësi e demokraci është frymëzim për breza./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika