LAJME

LDK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës

LDK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2026, 12:25

Lidhja Demokratike e Kosovës iniciuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimin e lartë të naftës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka kritikuar qeverinë për, siç tha, neglizhencë në këtë drejtim.

“Jemi të shqetësuar me qasjen e Qeverisë dhe mosmarrjen e asnjë mase për lehtësimin e jetës së qytetarëve… Kuvendi duhet të marrë rol mbikëqyrës në këtë rast dhe të miratojë rezolutë”, ka thënë ajo të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së presidentit, Lushaku ka thënë se, nëse VV-së i mungon vullneti për një marrëveshje, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Ne tani jemi në një situatë të re, ku Gjykata Kushtetuese ka dhënë interpretimin e saj dhe ka dhënë sqarime për disa pika, dhe ne, si parti, e kemi pranuar vendimin si të tillë dhe vazhdojmë qasjen tonë, ashtu si para vendimit, që të jemi bashkëpunues dhe të marrim pjesë në dialog. Është tepër e rëndësishme që në këtë fazë Kosovës t’i jepen institucione funksionale dhe të mos cenohet për asnjë çast funksionaliteti i shtetit tonë. Ne do të japim kontributin tonë për aq sa është përgjegjësia jonë, por nuk duhet harruar se përgjegjësinë kryesore e bart partia më e madhe, që ka numrin më të madh të deputetëve dhe pa të cilën nuk mund të zgjidhet presidenti. Prandaj, nëse vullneti i tyre është që të ketë një zgjidhje, do të kemi. Nëse jo, Kosovës i mbetet të shkojë drejt zgjedhjeve, për çka LDK-ja është e gatshme, e bashkuar dhe unike për të shkuar drejt zgjedhjeve. Qytetarët kanë votuar që VV ta ketë qeverisjen, por jo edhe presidentin”, ka thënë ajo, raportoi EO.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika