Me shkelje të masave anti-Covid, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur fushatën në Podujevë.
Qindra veta kanë marrë pjesë në një ambient të mbyllur, në ditën e parë të fushatës që ka nisur zyrtarisht të mërkurën për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër është më i mirë në këtë garë.
“Ne e kemi kandidatin tonë më të mirë për kryeministrët. Asnjë prej atyre s’ia bëjnë ngat. Njeri i mençur, i urtë, njeri i cili di me kominiku me qytetarët e Kosovë, njeri i cili di t’i zgjidh problemete e qytetarëve të Kosovës, njeri i cili mundet me komunikua me zyrat m të rëndësishme dhe më të mëdha në botë, dhe njeri i cili na e pruni njohjen nga Izraeli dhe e nënshkruajti marrëveshjen e parë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Mustafa.
Duke folur për sondazhet që po publikohen për këto zgjedhje, kryetari i LDK-së ka thënë se sondazhet ia lënë Vetëvendosjes, nëdrsa LDK-ja i merr votat.
Ndërsa, kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, ka premtuar se me LDK-në do të ketë zhvillim ekonomik e partneritet me miqtë e Kosovës.
“Kosova nuk e ka luksin për të kthyer një qeveri antiamerikane në pushtet. E vetmja alternativë është qeveria e drejtuar nga kryeministri Hoti dhe kandidatët e LDK-së për deputet. Prandaj jemi mobilizuar më shumë se kurrë që demokracia të triumfojë kundër dhunës, sepse qytetarët na njohin më së miri dhe na njohin potencialet dhe mundësitë. Ju ftoj që më 14 shkurt të dilni sa më masovisht në zgjedhje dhe të votoni numrin 132 dhe kandidattë e LDK-së për deputet”, është shprehur Veliu, partia e të cilit i ka hubur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës. “Rinia ka qenë dhe mbetet gjithmonë e përfaqësuar më së miri. Kështu kemi vperuar edhe në Podujevë. Rinia janë është pika më e forë e programit të LDK-së në këto zgjedhje. Ne jemi të bindur se do t’i fitojmë këto zjgedhje në Podujevë dhe në gjithë Kosovën, sepse qytetarët shumë shpejt e kanë kuptuar demagogjinë e rrejshme. E kemi parë edhe në Podujevë për një muaj, u kthyen aferat e akuzat ndaj njëri-tjetrit dhe hakmarrja e të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata”.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore përmes Facebookut ka shkruar se me votën e lirë më 14 shkurt duke i besuar LDK-së qytetarët do të përcaktohen për rrugën e intregrimit.
Ai tutje ka shtuar se qytetarët do të refuzojnë përpjekjet për instalimit e pushtetit autoritar në zemër të Evropës.
“Për 50 ditë të qeverisjes u provua se ata nuk janë të aftë për të qeverisur shtetin. Sovraniteti i Kosovës cenohet në themel nga rrezikimi i marrëdhënieve me partnerët euroatlantik. Fatkeqësisht kësaj valle iu bashkua edhe kandidatja jonë për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Ulja në prehrin e një partie të ekstremit të majt nuk është ndryshim, është kapitullim politik, kapitullim njerëzor dhe etik. Lëvizja pa viza e qytetarëve tanë është e drejtë e pamohushme e cila është mohuar me kauza të rrejshme politike. Ata dhe ato që penguian këtë për interesa të pushtetit i lanë të rinjt të izoluar prandaj nuk meritojnë votën tuaj, ju i njihni të gjithë ata me emër dhe mbiemër”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se programi i LDK-së zgjidh kërkesat e qytetarëve, kërkesat e të rinjve dhe problemet e shtetit.
“Në këto zgjedhje do të fitojmë bindshëm. Do ta vazhdojmë punën e mirë të Hotit i cili me punë të mirë ka ruajtur shtetin, ka menaxhuar me sukses pandeminë, ka hequr sanksionet nga SHBA-të, ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe ka stabilizuar qeverisjen në vend”, ka thënë ai.