LAJME

LDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave që u bënë deputetë

LDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave që u bënë deputetë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2025, 14:09

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar të enjten kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë që u bënë deputetë.

Kallëzimin penal në Prokurori e bënë shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetja Dorsa Kica-Xhelili.

Sipas kësaj partie, kallëzimi penal ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

LDK-ja thotë se meqë kryeministri dhe ministrat në detyrë dhanë dorëheqje nga postet në Qeveri për t’u bërë deputetë, s’kanë të drejtë të vazhdojnë të mbesin në qeveri.

Kurti ka dhënë dorëheqje në mes të prillit për t’u betuar si deputet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika