Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili kërkoi shpërndarjen e Kuvendit deri më 29 maj.
Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa deklaroi se përgjigjen dhe qëndrimin e LDK-së ia kanë kthyer ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të VV-së Albin Kurti.
“Përgjigjen dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kemi kthyer tashmë ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtit”, tha Mustafa.





