LAJME

LDK i vazhdon tubimet, sot në Ferizaj e nesër në Malishevë

LDK i vazhdon tubimet, sot në Ferizaj e nesër në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2024, 14:23

Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban ‘’Turneun e Ndryshimit’’ nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të shkojë në Ferizaj nga ora 19:00, në Shkollën e Mesme Ekonomike ‘’Faik Konica’’.

Përderisa të dielen, do të jetë në Malishevë, në sallën e sporteve të shkollës ‘’Ibrahim Mazreku’’, prej orës 19:00.

Sipas të parit të kësaj partie Lumir Abdixhikut, në këto tubime po tregohet “një frymë e jashtëzakonshme dhe se LDK po merr mbështetje të gjerë popullore”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika