- Reklama -

LDK gjobitet me 20 mijë euro – kandidatja për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ankesa e LVV-së ishte se kandidatja e LDK-së, Xhenet Syka ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin.

- Reklama -

Për këtë rast, PZAP ka pranuar ankesën e LVV-së dhe ka gjobitur LDK-në me 20 mijë euro.

LDK ka afat prej 15 ditësh që ta paguaj gjobën.

LVV në ankesë ka bashkëngjitur edhe linkun e videos për të cilën është ankuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e gjobitur në këtë rast, ka kundërshtuar ankesën duke thënë se videoja është e përpunuar dhe se fillimisht është publikuar nga dikush tjetër.

PZAP në vendim thotë se kjo fotografi më vonë është fshirë nga faqja e kandidates Xhenet Syka.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nxitur urrejtje ndaj subjektit politik LVV, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ka publikuar, përkatësisht shpërndarjen në faqen e saj të rrjetit social video ku në këtë video, është bërë krahasimi i personaliteti i kryetarit të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me figurën e Adolf Hitlerit” – thuhet mes tjerash në vendimin e PZAP-së.

Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta shini në këtë vegëz.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Totaj: Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas lajmit...

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort