LAJME

LDK: Draftstatuti përbën rregullim autonom politik, është pasojë e politikave të gabuara të Kurtit

LDK: Draftstatuti përbën rregullim autonom politik, është pasojë e politikave të gabuara të Kurtit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Dhjetor 2023, 21:10

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka vlerësuar se draftstatuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe përbën rregullim autonom politik dhe se Gjykatën Kushtetuese e zëvendëson me një sistem arbitrazhi.

Në një komunikatë për media për mbledhjen e parë të Kryesisë së re të kësaj partie thuhet se draftstauti paraqet një çështje urgjente për trajtim kushtetues.

“Në lidhje me procesin e dialogut, Kryesia vlerëson se draftstatuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i dorëzuar Qeverisë së Kosovës, përbën qartësisht një rregullim autonom politik dhe territorial të serbëve të Kosovës dhe si i tillë kthehet në një çështje urgjente për trajtim kushtetues. Ky dokument, që buron nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, mbështetet në Rezolutën 1244 të OKB-së, krijon pushtet të ri në territorin e Kosovës dhe zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me një sistem arbitrazhi”, thuhet në komunikatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika