Sulmuezi prizrenas i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi mund të mbetet pjesë e Mallorcas. Lazio ka pranuar t’ia ulë çmimin në 10 milionë euro, ka raportuar të hënën “Lazio News 24”.
Lazio ul çmimin Vedat Muriqi, mund të mbetet te Mallorca

Për Mallorcan kjo vlerë është e pranueshme. Edhe Muriqi ka thënë se dëshira e tij është të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit spanjoll, që vetëm në fund të edicionit siguroi mbijetesën në La Liga.
Sulmuesi 28-vjeçar është lojtar i Lazios, ndërsa në janar u huazua te Mallorca ku shënoi pesë gola dhe asistoi tri herë. Sulmuesi i Kosovës me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




