LAJME

Latifi në Turqi, viziton pacientët kosovarë që po trajtohen në spitalin e Ankarasë

Latifi në Turqi, viziton pacientët kosovarë që po trajtohen në spitalin e Ankarasë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Mars 2022, 17:45

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latfi, është duke qëndruar për vizitë në Turqi, ndërsa sot ka vizituar spitalin shtetëror të Ankarasë.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se ky spital ka kryer shërbime të ndryshme për shumë qytetarë të Kosovës. Latifi, gjatë kësaj vizite, e takoi qytetarin nga Kosova, respektivisht nga Peja, A.K., i cili kishte shkuar në atë spital për shërim.

Latifi i uroi shërim të shpejtë dhe falënderoi stafin shëndetësor të këtij spitali për kujdesin e treguar.

Ministri u njoftua me nikoqirët e spitalit me menaxhimin, punën, angazhimet dhe për kujdesin e lartë shëndetësor që ofrohet për pacientët që kërkojnë shërbime në këtë spital.

Ai u shpreh se është i gatshëm për bashkëpunim dhe se institucioni që drejton ai ka në qendër të shërbimit pacientin dhe se sukseset mund të arrihen vetëm me punë dhe angazhim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika