• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, June 3, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Latifi: Muzeu në Krushë të Madhe vepër e rëndësishme e kujtesës sonë historike

tvprizreni by tvprizreni
November 28, 2020
in LAJME
0
Latifi: Muzeu në Krushë të Madhe vepër e rëndësishme e kujtesës sonë historike
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj dhe kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti kanë bërë përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e muzeut, afër Kompleksit Memorial në Krushë të Madhe.Me këtë rast, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë ky projekt do të jetë dëshmi e asaj se çfarë ka ndodhur në Krushën e Madhe, dhe për brezat që jetojnë sot por edhe brezave të ardhshëm.

Latifi thotë se kjo vepër do të realizohet me cilësi të lartë, dhe posta të mblidhen artifaktet, por edhe dëshmitë e të mbijetuarve, qytetarët e Kosovës, por edhe ata të huaj të mund të mësojnë për heroizmin dhe rezistencën e madhe që kanë bërë banorët e Krushës, në luftën për liri.

“Po e vendosim gurëthemelin për një projekt, i cili do të jetë vepër e rëndësishme e kujtesës historike, një dëshmi e asaj se çfarë ka ndodhë në Krushë të Madhe… Bëhet fjalë për një projekt të rëndësisë së veçantë për brezat që jetojnë sot dhe për brezat që vijnë pas nesh…

Një vepër e realizuar me cilësi të lartë e cila do t’iu shërbejë gjeneratave qe posa të mblidhen artefaktet dhe të gjitha dëshmitë e te mbijetuarve, por edhe dëshmitë që iu nevojiten qytetarëve të këtij vendi por edhe vizitorëve të huaj, të kenë çka të shohin këtu, por edhe të kenë çka të mësojnë këtu.

Të mësojnë për heroizmin, të mësojnë për sakrificën, për gjakun, për rezistencën e madhe që ka bërë krushianët në luftën e gjatë për liri”, ka thënë Latifi.Ndërsa, Kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti ka thënë se kjo është ditë e veçantë dhe se do të punohet shumë që ky muze ta merr formën e duhur.
Ndërsa shton se nevoja për muze në këtë vend ishte e madhe, dhe se tani është detyrë e të gjitha institucioneve të Kosovës, por edhe atyre kombëtarë që historia të shkruhet siç duhet, nga historianët por edhe nga ata të cilët kanë përjetuar masakrën e Krushës së Madhe në luftën e fundit.

“Sot për Krushën është një ditë e veçantë, përveç se festave që i festojmë së bashku, do të punojmë të gjithë që edhe ky muze të merr formën ashtu siç kemi punuar së bashku me qëllimin që historia e Krushës të kthjellet, dhe gjithashtu edhe historia e tërë Kosovës.

Nevoja për këtë muze ka qenë e madhe që nga paslufta, mirëpo për arsye dhe rrethana të ndryshme të cilat veçse jeni të njoftuar, ajo nuk ka ndodhë… andaj është detyrë e të gjitha institucioneve të Kosovës, por edhe mbarë kombëtare që historia të shkruhet ashtu siç duhet nga historianët, dhe të shkruhet nga ata që e kanë përjetuar masakrën e Krushës së Madhe në luftën e fundit…

Një nga arsyet me të forta ka qenë… që rrëfimet e njerëzve duhet të tregohen, të regjistrohen dhe t’i tregojmë botës dhe gjeneratave për atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Hoti.Ndërsa drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj ka thënë se Krusha ka arsye ta festojë 28 nëntorin sepse në këtë ditë edhe po fillojnë punimet e ndërtimit të muzeut, i cili do të shërbejë edhe për gjeneratat e ardhshme.

“Krusha sot ka arsye që të festoj festën e 28 nëntorit të cilën ua uroj përzemërsisht sepse në këtë ditë po fillon një punë, një ndërtim i një muzeu i cili do të shërbejë edhe për gjeneratat e ardhshme… ky muze është i vonuar, por çdoherë në vonesa ka diçka të mirë sepse po të ndërtohej para 5 ose 10 viteve do të ishte me i dobët apo më pak funksional.

E ka edhe anën negative sepse sigurisht ndonjë dëshmi do të na mungoj sepse e ka marrë koha”, ka thënë Zogu.Ndërtimi i këtij muzeu është bashkëfinancim i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe komunës së Rahovecit, dhe pritet të përfundojë në qershor te vitit 2021, me rastin e ditës së çlirimit.

Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
udemy paid course free download
download huawei firmware
Free Download WordPress Themes
lynda course free download
Previous Post

Deputeti shqiptar që “dridhi” Serbinë paralajmëron se do ta vendosë edhe flamurin e Kosovës në Kuvendin serb

Next Post

Gazetadita publikon planin e Sheshelit (1995) për kolonizimim e Kosoves

Next Post
Gazetadita publikon planin e Sheshelit (1995) për kolonizimim e Kosoves

Gazetadita publikon planin e Sheshelit (1995) për kolonizimim e Kosoves

Të Fundit

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

June 2, 2023
Vendet që mund të vizitohen nga turistët në qytetin e bukur të Prizrenit

Ndeshja Ferizaj – Liria do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand

June 2, 2023
Vedat Muriqi nuk e harron ish-klubin e tij, motivon FC Lirinë para ndeshjes së barazhit: Do futeni në Superligë

Vedat Muriqi nuk e harron ish-klubin e tij, motivon FC Lirinë para ndeshjes së barazhit: Do futeni në Superligë

June 2, 2023
Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për vikend

June 2, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

June 2, 2023
Vendet që mund të vizitohen nga turistët në qytetin e bukur të Prizrenit

Ndeshja Ferizaj – Liria do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand

June 2, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.