Kryetari aktual i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për bujqësinë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar se do ta zgjerojnë edhe sistemin e ujitjes për fushat bujqësore, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Për të zhvilluar edhe më tej bujqësinë, sidomos duke pasur parasysh verat e nxehta dhe të thata të viteve të fundit, nevojitet zgjerimi i sistemit të ujitjes.
Do të punojmë bashkë me donatorët e jashtëm dhe Qeverinë që të kemi përparim dhe investime konkrete në këtë drejtim, në katër vitet e ardhshme qeverisëse.
Se si do të përmbushet ky prioritet, shfletoni pikën e programit në bujqësi për këtë temë: https://smajllatifi.com/programi/