Home LAJME Largimi nga atdheu, mërgimtarët testohen në IKSHPK

Largimi nga atdheu, mërgimtarët testohen në IKSHPK

0
Largimi nga atdheu, mërgimtarët testohen në IKSHPK
A health worker collects a nose swab sample for a polymerase chain reaction (PCR) test at the Mycorama coronavirus testing facility during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Cernier, Switzerland, Tuesday, November 3, 2020. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)..Un infirmier procede un test virologique (PCR) lors d'un depistage du Covid-19 sur le site de NOMAD (Neuchatel Organise le Maintien a Domicile) lors d'un point presse sur l'ouverture de son 5eme centre de dépistage du Covid-19 lors de la 2eme vague de la pandemie de Coronavirus (Covid-19) ce mardi 3 novembre 2020 au Mycorama a Cernier dans le canton de Neuchatel. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Përveç në IKShPK testime për Covid-19 kryhen edhe në klinika private në gjithë vendin
Një numër i qytetarëve ia kanë mësyrë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u testuar për COVID-19.

Personat të cilët po testohen për koronavirus janë kryesisht bashkatdhetarë të cilët po presin të kthehen nga Kosova, në vendet ku jetojnë.

Faton Gashi, tha se ka ardhur bashkë me vajzën të testohet ngase i duhet testi negativ për të udhëtuar jashtë vendit, raporton Ekonomia Online, përcjell albinfo.ch.

“Kam ardhur, kemi me udhëtuar nesër me vajzën. Sot e bëra, nesër i marrë rezultatet këtu. Në përgjithësi mirë, nuk pat shumë njerëz, shpejt e kryem. Gjithçka mu duk në rregull”, ka thënë ai.

Edhe Shefqet Berisha u testua për t’u kthyer në Gjermani, atje edhe ku jeton. Ndonëse thotë se i ka marrë të dy vaksinat, testi negativ për të hyrë në këtë shtet i duhet patjetër.

“Procesi shumë shpejt, shumë në rregull. Po më duhet për shtetin ku udhëtojë, në Gjermani duhet me pas”, ka thënë ai.

Përveç në IKShPK testime për Covid-19 kryhen edhe në klinika private në gjithë vendin, prej edhe nga grumbullohen më pas të dhënat për rastet pozitive me virus për 24 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here