- Reklama -

Lansohet skema e granteve për ndërmarrjet prodhuese

Në ndërtesën e Qeverisë, u lansua skema e granteve për ndërmarrjet prodhuese. “Ky grant përkrahet nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Agjencisë së Zhvillimit të Luksemburgut, LuxDev, në vlerë totale prej 1 milion euro. Nga kjo skemë mund të përfitojnë të gjitha ndërmarrjet prodhuese mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe ato të mëdha të cilat nuk përfitojnë nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Prezent në ngjarje ishin kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

- Reklama -

“Kjo përkrahje që u japim ndërmarrjeve, vjen si vazhdimësi e katër viteve të punës për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe ekonomisë të vendit tonë”, tha Kurti në fillim të fjalës së tij, njofton ZKM.

Sipas njoftimit të ZKM-së, ai shtoi se kjo skemë që po prezantohet sot është reflektim i dy prioriteteve të qeverisë sonë: përkrahjes për sektorin privat dhe rritjes së efiçiencës së energjisë.

“Për të parën, po i përkrahim prodhuesit vendorë si shtyllë kyçe e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit, e në të njëjtën kohë si sektori më konsumues i energjisë, të cilët, si rrjedhojë, preken më së shumti nga kostot e energjisë. Prandaj, përmes kësaj skeme po ju kushtojmë përkrahje të veçantë ndërmarrjeve, të cilat kanë dalur në treg të hapur të energjisë elektrike. Për të dytën, po nxisim investime të cilat përtej përfitimeve direkte te ndërmarrjet që rrisin efiçiencën e energjisë në vend, si bosht i strategjive tona për Zhvillimin Industrial dhe Mbështetje të Biznesit, si dhe për Energji.” u shpreh kryeministri në detyrë, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit ka theksuar se me këto dy prioritete Qeveria vazhdon të jetësojë masa, përmes të cilave thuhet se ndërmarrjet mund të përfitojnë deri në 25 mijë euro për sisteme solare për të prodhuar energjinë elektrike ose për të ngrohur ujin, për bateri për ruajtjen e energjisë, izolim të ndërtesave, dyer e dritare të reja efiçiente dhe pajisje të tjera, të cilat u rrisin efiçiencën e prodhimit.

Në fund, siç bën të ditur ZKM, kryeministri në detyrë Kurti falënderoi Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, KIESA, “për punën e shkëlqyeshme dhe zhvillimin e kësaj skeme, rezultatet e së cilave do t’i gëzojë sektori i prodhimit në vendin tonë”.

Sipas kësaj komunikate, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kjo iniciativë bazohet edhe në dy shtyllat kryesore të strategjisë sonë për energji: investimet në efiçiencën e energjisë për të ulur konsumin dhe investimet në gjenerimin e energjisë së pastër.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Rozeta Hajdari, ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tha se në këtë skemë do të kenë fokus ndërmarrjet më të prekura nga tregu i hapur i energjisë elektrike, projektet e të cilëve synojnë të rrisin efiçiencën e energjisë dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme brenda ndërmarrjeve.

Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, u shpreh se me këtë skemë po shënohet një hap për zotimin afatgjatë të Luksemburgut në fuqizimin e sektorit privat dhe përkrahjen ndaj rritjes ekonomike të qëndrueshme, thuhet në fund të komunikatës së ZKM-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort