LAJME

Lansohet fushata ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive

Lansohet fushata ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2025, 10:14

Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, z. Blerim Gashani, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Jonas Ëesterlund, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z Peter Valleste, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP në Kosovë, z. Nuno Queiros, Drejtori i Departamentit të Rendit Publik në Policinë e Kosovës, z. Arbnesh Ajvazi, përfaqësues nga Prokuroria e Shtetit, Këshillit Gjyqësor etj.

Ndryshe në Kosovë shpesh janë përdor armët e zjarrit në festa të ndryshme, e në disa raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika