Forca Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në mesditën e sotme në veri të Mitrovicës përpara një objekti banimi.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, tha se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.





