LAJME

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person, kërkohet për shumë vepra penale

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person, kërkohet për shumë vepra penale
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2021, 15:11

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e Leorand Rexhajt, i cili dyshohet se ka kryer veprat posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Rexhaj është i lindur më 28 prill 1995 në Oberndofr të Gjermanisë, ndërsa thuhet se mund të jetë në lokacionet Jabllanicë e vogël në Pejë, Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

I njëjti ishte dënuar me 15 muaj burgim për veprën penale posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika