Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestuar një të kërkuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për 25-vjeçarinm, Edison Ademi.
Përmes një kërkesë për bashkëpunim drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit në kërkim, me qëllim arrestimin e tij.






