LAJME

Lajm i mirë për qumështarët: Shteti do të subvencionoj 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe

Lajm i mirë për qumështarët: Shteti do të subvencionoj 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Dhjetor 2020, 14:04

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës.

Krasniqi ka bërë me dije se kanë diskutuar për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë.

Ai ka bërë me dije se do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe.

“Prita sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës. Bashkë diskutuam për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë. I njoftova për raportin që është përgatitur nga komisioni i formuar nga MTI-ja lidhur me stoqet që prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit kanë nëpër depo. Në bazë të të dhënave që janë paraqitur në raport do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe”, ka shkruar ai në ‘facebook’./FrontOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika