LAJME

Lajm i mirë për mjekët dhe policët, Qeveria Hoti pritet t’u ndajë paga shtesë

TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2021, 11:05

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhje online momentalisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pikat e rendit të ditës të cilat po diskutohen në mbledhjen e qeverisë Hoti.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, të cilat i ka siguruar Gazeta Sinjali, është edhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv drejtpërdrejtë ndaj pandemisë.

Po ashtu në këtë mbledhje po shqyrtohet edhe propozim-vendimi për aprovimin e shtesave mujore mbi bazë të personelit aktiv shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021. /Gazeta Sinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika