Familja e vogëlushit të sëmurë, Uvejs Fetahu nga Kuki Opojës, shpall të mbyllur aksionin humanitar për grumbullimin e 90 mijë eurove, shumë kjo e kërkuar nga një spital në Turqi për trajtimin mjekësor e vogëlushit të sëmurë.
LAJM I MIRË: Mblidhen në afat rekord të hollat për trajtimin e vogëlushit 9 vjeçar, Uvejs Fetahu

“Të nderuar bashkatdhetarë! Duke qenë se opinioni u njoftua lidhur me sëmundjen e djalit tonë Uvejsit, menjëherë filluan donacionet për ta ndihmuar djalin tonë për t’u trajtuar jashtë vendit. Ju njoftojmë se shuma e duhur e parave për trajtim është mbledhur për një kohë rekorde. Ju falënderojmë thellësisht nga zemra të gjithë juve kontribues, shoqata, bamirëse dhe individë nga Kosova, diaspora dhe trojet tjera shqiptare. Njëkohësisht e shpallim të mbyllur aksionin humanitar dhe ua kthefshim me të mira. Familja Fetahu nga fshati Kuk.”, njofton familja përmes një postimi në facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

