Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën kundër COVID-19 për përdorim të gjerë.Vaksina është e kompanisë Pfizer dhe BioNTech.Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes COVID-19, është e sigurt për t’u përdorur në masë. Imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh për njerëzit që bëjnë pjesë në grupmoshat e ndjeshme.
Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz.





