Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë paraditen e së premtes.
Lajçaku besohet se do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.
Lajçak këtë e ka thënë në Pragë , ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimi i Lajçakut me Vuçiqin duket të jetë arsyeja përse kësaj radhe zhvillon vizitë vetëm në Kosovë, por jo edhe në Serbi.
Emisari Lajçak ka mandat në këtë detyrë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, në kuadër të rolit si lehtësues i dialogut. Ai është dashur që më 1 shtator ta niste mandatin si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, por BE-ja ka vendosur që atij t’ia shtyjë mandatin e emisarit për dialog edhe për pesë muaj të tjerë në mënyrë që të mos ketë ndonjë boshllëk në kuadër të procesit të dialogut.
Përfaqësuesja e lartë e ardhshme e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë se kush do të jetë pasardhësi i Lajçakut, nëse do të ketë fare pasardhës të tij dhe si do t’i qaset Bashkimi Evropian procesit të dialogut.