I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave të zhdukur në Kosovë është urgjente.
“Zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike – meritojnë që ky proces të mbyllet. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentimit Kosovë, u takova me Qendrën e Burimeve Njerëzore për Personat e Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e filmit “Uji dhe qirinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Klan Kosova mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht për vizitën që emisari i BE-së për dialogun e ka bërë në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” duke u bërë kështu edhe zyrtari më i lartë evropian dhe botëror deri tani që e ka vizituar atë.
“Është prekëse sepse kur shihni këto fotografi ju e kuptoni se pas çdo statistike qëndrojnë jetët njerëzore. Kur shihni fëmijët që janë më të pafajshmit e më të pambrojturit, natyrshëm pastaj e kupton më shumë fytyrën jo-humane të luftës. Kam mirënjohje për gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë ekspozitë dhe gjithë punën që po bëhet për të ruajtur kujtesën dhe natyrisht për t’u siguruar q