I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, po thotë se takimi që pati të hënën me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimin, ishte rast i mirë për të diskutuar për përgatitjet e ardhshme për dialogun.
Lajçak thotë se në takimin me Bislimin diskutuan për çështjet praktike të dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak shkruan në twitter se me Bislimin qe temë diskutimi edhe çështja praktike e dialogut, që sipas tij ka për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.
”Takimi ynë me ZKM të parë të Kosovës @BislimiBesnik ishte një rast i mirë për të vazhduar bisedën tonë intensive rreth çështjeve praktike të Dialogut që kanë për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne diskutuam edhe përgatitjet për takimet e radhës të Dialogut”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

