LAJME

Lajçak takohet me Kurtin: Folëm për hapat e ardhshëm në dialog

Lajçak takohet me Kurtin: Folëm për hapat e ardhshëm në dialog
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Janar 2023, 13:05

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin Albin Kurti në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, të mërkurën.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se ditën e nisi me një diskutim të thellë me Kurtin.

“Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak.

Gjatë ditës sot, Lajçak pritet të takohet edhe me presidentin serbe, Aleksandar Vuçiq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika