Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se formimi Asociacioni i komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet, pas takimit që pesë përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë mbajtur në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Asociacioni, element kyç për stabilitet

“Patëm bisedë intensive, të vështirë, por edhe të hapur. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, demonstroi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”, ka thënë ai pas takimit, raporton “N1”.
“Për ne, zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitetin. Jemi të bindur që plani që kemi prezantuar në shtator është mënyra më e mirë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës dhe perspektivën evropiane të rajonit. Vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Lajçaku më tej.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

