LAJME

Lajçak pas takimit me Kurtin: Biseduam për hapat e ardhshëm konkret në rrethanat aktuale

Lajçak pas takimit me Kurtin: Biseduam për hapat e ardhshëm konkret në rrethanat aktuale
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2022, 12:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot në Antalia të Turqisë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur vet ky i fundit me anë të një postimi në Tëitter.

Ai ka thënë se me Kurtin ka pasur një “diskutim të dobishëm” për hapat e radhës për ta çuar përpara agjendën e përbashkët në rrethanat aktuale.

“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për hapat konkret të ardhshëm për të çuar përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, shkruajti Lajçak.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika