Lajçak paralajmëron takim gjatë javës në Bruksel: Fokusi do të jetë tek personat e zhdukur
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se këtë javë do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët në Bruksel, për personat e zhdukur gjatë luftës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lajçak ka shkruar se gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet gjeopolitike në Ballkan, transeton albinfo.ch.
“Misioni im i parë i vitit më çoi në Uashington, u angazhova në diskutime të hollësishme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit. Për më tepër, pata mundësinë të informoja Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Richard Verma, përpara vizitës së tij në rajon. Përsëri në Bruksel, fokusi i kësaj jave do të jetë tek Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka bërë të ditur se pas angazhimeve në SHBA, fokusi kryesor i kësaj jave do të jetë tek personat e zhdukur me takimin e Komisionit të Përbashkët.