LAJME

Lajçak njofton britanikët për zhvillimet në procesin e dialogut Kosovë – Serbi

Lajçak njofton britanikët për zhvillimet në procesin e dialogut Kosovë – Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2023, 08:02

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Britanisë së Madhe në Londër, ku ndër të tjera i njoftoi ata lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e normalizimit të raporteve, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Lajçak ka thënë se në Londër pati takime produktive me britanikët, ku përpos dialogut foli me ta për gjendjen në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

“Sot pata një ditë të plotë takimesh produktive në Londër për të shkëmbyer mendime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me Ministrin e Evropës të Britanisë së Madhe, Leo Docherty, miku im i dashur Lord Peach dhe ekipi i Zyrës së Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit”, shkroi ai.

Kujtojmë se një ditë më herët, Lajçak ishte në Berlin të Gjermanisë, për po të njëjtën arsye, takime këto që ai i konsideroi intensive.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika