I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë ka folur për parakushtet rreth zbatimit të planit evropian, dhe si bazë theksoi formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Lajçak tha se nëse shikoni propozimin e BE-së, ai flet për normalizim, dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.
Diplomati ka përsëritur disa herë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje”.





