LAJME

Lajçak në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin

Lajçak në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2021, 16:50

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka arritur në Prishtinë.

Ai është duke shkuar në Zyrën e BE-së në Prishtinë, ndërsa pritet të ketë sonte takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak të enjten do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Siç është njoftuar nga Kuvendi, takimi do të mbahet në ora 8:45 të mëngjesit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika