LAJME

Lajçak informon ambasadorët e BE-së për vizitën në Prishtinë dhe Beograd

Lajçak informon ambasadorët e BE-së për vizitën në Prishtinë dhe Beograd
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2021, 19:39

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka raportuar për takimet që ka pasë në Prishtinë dhe Beograd para ambasadorëve të BE-së.

“Këtë mëngjes, unë iu adresova ambasadorëve të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri rreth vizitës sime të fundit në Ballkanin Perëndimor – takimet e mia, përshtypjet e mia dhe udhën që kemi përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe partneritetin BE-Ballkan Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak erdhi në Kosovë më 1 mars dhe pati disa takime të ndara me udhëheqësit kosovarë për tri ditë radhazi. Vizitën e tij zyrtare e vazhdoi më pas në Beograd.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika