Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i kënaqur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë. Sllovaku në një postim në Twitter, thotë se do të vazhdohet tutje me diskutohet në takimin e nivelit të lartë.
Lajçak i kënaqur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e BE-së

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas takimeve që ai zhvilloi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesin serb në dialog me Kosovën, Petar petkoviq.
“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe në Beogradit të bëjë të njëjtën gjë me presidentin serb, Aleksander Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim propozimin evropian. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

