LAJME

Lajçak e Bislimi flasin për takimin e 14 shtatorit në Bruksel

Lajçak e Bislimi flasin për takimin e 14 shtatorit në Bruksel
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shtator 2023, 22:11

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka shkruar se me Bislimin kanë diskutuar për takimin e nivelit të lartë, që pritet të mbahet javën e ardhshme, më 14 shtator.

“Faleminderit zëvendëskryeministër Besnik Bislimi për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 14 shtator do të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, ndonëse agjenda e këtij ende nuk dihet.

Ndërkaq, takimi i fundit Kurti-Vuçiq është mbajtur më 9 maj./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika